Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kolonët izraelitë sulmojnë Kishën Ortodokse Greke në Jerusalem

admin
  • Krijuar : 27-07-23
  • / 2783 Lexime

Dy kolonë izraelitë sulmuan kompleksin e kishës ortodokse në zonën e malit Sion të Jerusalemit të pushtuar, vendosën batanije në tokë dhe njoftuan se do të qëndronin atje.

Kur një zyrtar i kishës u kërkoi atyre të largoheshin, kolonët filluan të bërtisnin me fyerje, sharje të turpshme dhe raciste ndaj tij, duke i thënë që të "largohej" nga terreni dhe duke pretenduar se "Mali i Sionit i përket popullit hebre", duke shtuar se për çdo minutë mbetja e kishës në këmbë konsiderohet “plaçkitje”.

Kisha Ortodokse ka luftuar me shoqatat e kolonëve të mbështetur nga qeveria izraelite, të cilat pretendojnë se toka ku ndodhet kisha i përket hebrenjve.

Stafi i kishës tha se kolonët ishin të armatosur dhe personeli i saj ishin të frikësuar.

Pasi dëgjuan për pushtimin e kolonëve, vendasit u mblodhën jashtë kishës për ta mbrojtur atë.

Autoritetet dhe kolonët izraelitë, vitet e fundit, kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër kishave dhe pronave të krishtera në Jerusalemin e pushtuar në një përpjekje për të zhvendosur të krishterët, për të zvogëluar numrin e tyre dhe për të vjedhur pronat e tyre. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame