Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Një tërmet me magnitudë 7.0 godet Detin Bali, Indonezi – EMSC

admin
  • Krijuar : 29-08-23
  • / 3612 Lexime

XHAKARTA, 29 gusht 2023 - Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 goditi thellë detin në veri të ishujve Bali dhe Lombok në Indonezi herët , deklaron Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), duke detyruar banorët të largoheshun nga ndërtesat.

Agjencitë gjeologjike indoneziane dhe amerikane e përcaktuan magnitudën në 7.1 ballë, pa rrezik për cunami.

Tërmeti u ndje pak para orës 4 të mëngjesit (2000 GMT) në zonat bregdetare në Bali dhe Lombok dhe u pasua nga dy tërmete me magnitudë 6.1 dhe 6.5, sipas agjencisë gjeologjike indoneziane.

Turistët në Mercure Kuta Bali të Bali dolën me vrap nga dhomat e tyre pasi ndjenë dridhjen për disa sekonda, tha menaxheri i hotelit Suadi për Reuters me telefon.

"Disa mysafirë u larguan nga dhomat e tyre, por ishin ende në zonën e hotelit," tha ai, duke shtuar se ata janë kthyer që atëherë dhe nuk ka pasur dëme në ndërtesë.

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme, tha agjencia indoneziane e fatkeqësive BNPB.

"Tërmeti është i thellë, kështu që nuk duhet të jetë shkatërrues," tha zëdhënësi i BNPB, Abdul Muhari. / nga reuters / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame