Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Si do të duket Qabja në vitin 2030: VIDEO

admin
  • Krijuar : 19-09-23
  • / 1684 Lexime

MEKKA – Është zbuluar pamja e re e zgjerimit të Xhamisë së Madhe. Në një video të shpërndarë në internet, shihet se të gjitha rrugët për në Mesxhid al-Haram do të pësojnë një ndryshim të rëndësishëm.

Arsyeja kryesore e zgjerimit është akomodimi i haxhinjve që qëndrojnë në Mbretëri për të kryer Umren ose Haxhin. Për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre, qeveria e Arabisë Saudite po merr masa të shpejta për të ofruar shërbime të klasit botëror.

https://youtu.be/W_RVEMhHnFg

Siç mund ta shihni, modeli i ardhshëm i Mesxhid al-Haram tregon shumë hotele që po ndërtohen rreth Qabesë dhe rrugëve që të çojnë direkt në Xhaminë e Madhe.

Aktualisht po zhvillohet ndërtimi rreth xhamisë për të akomoduar projektin e zgjerimit. Zgjerimi është pjesë e Saudi Vision 2030, kështu që ka më shumë gjasa që ne ta shohim modelin të bëhet realitet në vitin 2030./botaislame24

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame