Saturday 27-07-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A shëmtohet njeriu nga kryerja e mëkateve?

admin
  • Krijuar : 12-05-24
  • / 253 Lexime

Shejhul Islam Ibn Tejmije thotë: “Personi që është i drejtë dhe i ndershëm, ndershmëria e tij shfaqet nga shkëlqimi në fytyrën e tij dhe ndershmëria e tij mund të njihet nga shkëlqimi që është në fytyrën e tij, po ashtu e kundërta ndodh edhe tek një person gënjeshtar ose mëkatar. Sa më shumë të rritet një person, aq më shumë bëhet e dukshme kjo shenjë. Kështu një person si fëmijë do të kishte një fytyrë të ndritur, por nëse bëhet një person mëkatar, i vendosur në kryerjen e mëkateve, në fazat më të shtyra të jetës së tij, do të shfaqet një fytyrë e shëmtuar,  atë që ai përvetësonte, gjithashtu edhe e kundërta është e vërtetë."
Është transmetuar se ibn Abbasi (radiallahu anhu) ka thënë: “Vërtet drejtësia ndriçon zemrën, rrezaton fytyrën, forcon trupin, shton furnizimin dhe krijon dashuri në zemrat e krijesave për atë person. Ndërsa mëkati errëson zemrën, nxin fytyrën, ligështon trupin dhe prodhon urrejtje në zemrat e krijesave për atë person.” Është e mundur që një person të mos gënjejë qëllimisht; ai madje mund të jetë një person që bën përpjekje të mëdha në ibadet (adhurim) dhe ka zuhd (përmbahet nga kënaqësitë e lejuara të kësaj jete). Megjithatë, ai ka besim të rreme dhe të pasaktë në lidhje me Allahun, ose me fenë e Tij, ose me të dërguarin e Tij ose me robërit e Tij të drejtë. Dhe ajo që është brenda ndikon në atë që është jashtë. Kështu, ky besim i rremë, i pasaktë që ai mendonte se ishte i vërtetë dhe i saktë, reflektohet në fytyrën e tij dhe fytyra e tij do të ishte e errët në përputhje me nivelin e gënjeshtrës që ai posedon. Siç është transmetuar se Uthman ibn Affan radiallahu anhu i cili ka thënë: "Askush nuk e fsheh të keqen brenda vetes, përveç se Allahu e bën të dukshme nga pamja e fytyrës së tij dhe thëniet që shqiptojnë gjuhët e tij". Prandaj, disa nga selefët thoshin: "Nëse një mashtrues do të lyente mjekrën e tij çdo ditë, boja e mashtrimit do t'i mbetej në fytyrë". Në ditën e gjykimit kjo do të ishte shumë e qartë siç Zoti thotë në Librin e Tij:

Ai (c.c.) gjithashtu tha: "Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"! (Kur'an Ali Imran: 106)

Ibn Abbasi (radiallahu anhu) dhe të tjerë kanë thënë në lidhje me këtë ajet: “Fytyra e ndritur do të jetë ehlus-sunnet, dhe fytyrat e errëta do të jenë njerëzit e bidatit (bidatit) dhe ndarjes”. / El-Xheuab es-Sahih. Vëll.4,

// bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame