Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ndihmat humanitare në Gaza bien në 67% si pasojë e përplasjeve luftarake

user
  • Krijuar : 30-05-24
  • / 151 Lexime

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar së fundmi se dërgesa e ndihmave ushqimore në Gaza është ulur në 67%, që prej mbylljes së kalimit të Rafahut në datën 7 maj.

E gjithë kjo ulje e pajisjes me ndihma për Gazën ka ardhur pas intensifikimit të sulmeve të fundit. Sipas Dujarric objektet shëndetësore dhe të shërbimit po mbyllen një nga një, me zhvendosjen nga sulmet që ndikojnë më tej në shpërndarjen e burimeve.

World Central Kitchen, një organizatë jofitimprurëse që u ofron ushqime palestinezëve në Gazën e rrethuar, është një nga organizatat në Rafah, në pjesën më jugore të enklavës palestineze, që ka pushuar së funksionuari.

Organizata bamirëse kohët e fundit rifilloi punën e saj në Gaza pasi pezulloi operacionet në prill pas vrasjes së shtatë prej punëtorëve të saj në tre sulme ajrore izraelite.

 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame