Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Pelegrinazhi i paligjshëm: çndodh me ata të cilët kapen nga policia saudite

admin
  • Krijuar : 06-06-24
  • / 194 Lexime

Ata, emrat e të cilëve nuk janë përfshirë në short ose që nuk mund të barazojnë paratë e pelegrinazhit, përdorin viza turistike për të hyrë ilegalisht në Mekë.

Agjencia e lajmeve AFP intervistoi muslimanët të cilët rrezikuan një rrugë të rrezikshme dhe të vështirë për ta bërë pelegrinazhin mijëra dollarë më të lirë.

“Prita 10 vjet që të vij legalisht në haxh, por pa fat, nuk më lejuan”, thotë Muhammedi.

Për shkak të intensitetit të kërkesës, Arabia Saudite ndan kuota për secilin vend dhe vendet hedhin shortin për të përcaktuar se kush do të shkojë në haxh brenda këtyre kuotave.

Edhe nëse emri i Muhamedit do të dilte në short, paketa më e lirë e pelegrinazhit të ofruar nga autoritetet egjiptiane do të kushtonte 3700 dollarë dhe ai nuk do të mund ta paguante këtë çmim. Ai erdhi në Arabinë Saudite me një vizë turistike dhe pagoi vetëm 930 dollarë për të marrë me qira një apartament të përbashkët pranë Mekës.

Anashkalimi i kanaleve zyrtare mund të kursejë mijëra dollarë, por kostoja e kapjes është e lartë. Gjobat e vendosura për pelegrinët e paligjshëm dhe kompanitë turistike që veprojnë si ndërmjetëse për ta, fillojnë nga 2600 dollarë. Ata gjithashtu deportohen përpara se të përmbushin detyrat e tyre fetare.
AFP
"Ka një milion mënyra për të hyrë brenda"

Arabia Saudite e pasur me naftë fiton miliarda dollarë nga haxhit dhe pelegrinazhet e Umres çdo vit. Sipas shifrave zyrtare, 1.8 milionë myslimanë kryen pelegrinazhin vitin e kaluar.

Megjithatë, pelegrinazhi i paligjshëm është bërë gjithnjë e më i zakonshëm, veçanërisht që nga viti 2019, kur filloi aplikimi për vizë turistike. Një zyrtar i sigurisë saudite tha se në mesin e besimtarëve vitin e kaluar ishin rreth 100,000 pelegrinë të paligjshëm, të cilët nuk ishin të regjistruar zyrtarisht.

Autoritetet thonë se pelegrinët e paligjshëm shkaktojnë rrëmujë sepse nuk arrijnë të lëvizin përgjatë rrugëve dhe orareve të para-planifikuara. Në vitin 2015, 2300 pelegrinë humbën jetën në një rrëmujë gjatë adhurimit të njohur si “gjuajtja me gurë e djallit”, duke e bërë atë pelegrinazhin më vdekjeprurës.

Në prill, autoriteti fetar i vendit bëri një deklaratë se ata që shkonin në pelegrinazh pa leje po bënin një mëkat. Policia ka intensifikuar edhe kërkimet. Të paktën 20 persona, kryesisht egjiptianë, janë kapur javën e fundit për mashtrim të dyshuar të lidhur me haxhin.

Një zyrtar i kompanisë turistike, duke folur në kushte konfidencialiteti, thotë se "ka ende një milion rrugë" për ata që duan të vijnë ilegalisht. Zyrtari tha: "Unë kam 100 autobusë, a do t'i kontrollojnë të gjithë?"

Ayman, një egjiptian 37-vjeçar, e bëri pelegrinazhin ilegalisht vitin e kaluar. "Ishte shumë sfiduese. Pa shërbim, pa ajër të kondicionuar apo dushe," thotë ai. Këtë vit pelegrinazhi do të mbahet në kushte të vështira, me temperatura që arrijnë deri në 44 gradë. Pelegrinët e paregjistruar kanë kushte më të vështira pasi nuk mund të hyjnë në kampe me ajër të kondicionuar.

Megjithatë, sipas Ayman, gjëja më e keqe është frika se mos kapen. Ai shpjegon se përpjekja për të mos tërhequr vëmendjen dhe kujdesi i vazhdueshëm për policinë është e lodhshme. / DW // bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame