Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Arabia Saudite shpall datat e fillimit të Haxhit dhe Kurban Bajramit

user
  • Krijuar : 06-06-24
  • / 266 Lexime

Pelegrinazhi vjetor i Haxhit do të fillojë më 14 qershor me festën e Kurban Bajramit dy ditë më vonë, konfirmoi Arabia Saudite të enjten në mbrëmje.

Haxhi do të fillojë të premten, më 14 qershor, e ndjekur nga Dita e Arafatit të nesërmen, me festimet e Kurban Bajramit që fillojnë të dielën, më 16 qershor. Gjykata e Lartë e Arabisë Saudite u kishte bërë thirrje myslimanëve në mbretëri që të shohin gjysmëhënën të enjten në mbrëmje. I gjithë muaji Dhu Al Hixhe, është i shenjtë, me një sërë ditësh të rëndësishme për besimin mysliman.

Dhu Al Hixhe konsiderohet një nga katër muajt e shenjtë për muslimanët, i quajtur Al Esh-hur Al Hurom.

Haxhi dhe Kurban Bajrami

Miliona muslimanë udhëtojnë për në Mekë për të kryer Haxhin çdo vit, me shumë që po ashtu shkojnë më në veri për në qytetin e Medinës. Të gjithë muslimanëve të aftë u kërkohet të bëjnë pelegrinazhin e Haxhit në Mekë të paktën një herë në jetën e tyre. Haxhi dhe katër shtyllat e tjera të Islamit përbëjnë një themel të jetës për muslimanët.

Pelegrinazhi vjetor zhvillohet gjatë muajit të fundit të kalendarit islamik dhe zgjat rreth katër deri në gjashtë ditë. Arabia Saudite tha se do të lejojë deri në dy milionë pelegrinë nga jashtë këtë vit dhe ka zgjeruar kapacitetin disa vite pasi pandemia e koronavirusit ka kufizuar aksesin në vendet e shenjta. Vitin e kaluar, rreth 1.8 milionë myslimanë nga e gjithë bota e kryen Haxhin.

Kurban Bajraami do të thotë "festa e sakrificës". Ajo përkon me pelegrinazhin e Haxhit në Meke. Sakrifica që përkujton festa shpjegohet në Kuran, i cili tregon se si Profetit Ibrahim iu kërkua nga Zoti në ëndërr që të sakrifikonte djalin e tij, Ismailin, si një provë të besimit të tij.

Paralajmërim për temperaturë të lartë!

Arabia Saudite ka parashikuar një temperaturë mesatare të lartë deri në 48ºC në Mekë gjatë pelegrinazhit të Haxhit këtë muaj. “Klima e pritshme për Haxhin këtë vit është një rritje e temperaturave mesatare prej një e gjysmë deri në dy gradë mbi normalen në Mekë dhe Medine”, tha të martën shefi i Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë Ayman Ghulam.

Ai tha se temperaturat e pasdites mund të arrijnë 48ºC. “Ne presim lagështi relative prej 25 përqind dhe megjithëse presim një probabilitet të ulët të shiut gjatë shumicës së ditëve, ka disa parashikime për shira të dendur në fushat e larta të Taifit që më pas mund të shkojnë në vendet e shenjta,” tha Ghulam.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame