Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Haxhiu malajzian ndërron jetë brenda xhamisë al-Haram

user
  • Krijuar : 08-06-24
  • / 223 Lexime

Mohammad Zuhair, një pelegrin malajzian vdiq nga një atak në zemër në xhaminë e madhe në Meke. Burri rreth 50 vjeç gjithmonë e ‘donte’ një gjë të tillë!

Fawzia, gruaja e Zuhair, tregoi një histori emocionale për largimin e tyre nga Kuala Lumpuri. Ajo përmendi se Zuhair kishte reflektuar nëse do të ktheheshin, ajo ndjeu se i shoqi gjithmonë kishte dashur të vdiste në Xhaminë e Madhe dhe mjerisht, dëshira e tij u realizua.

Namazi i xhenazes u bë në Mesxhidin Al-Haram pas namazit të Dhuhrit më 31 maj. Më pas Zuhair u varros në varrezat Al Sharayea të nesërmen pasdite. Zuhair ishte haxhiu i dytë malajzian i Haxhit që ndërroi jetë në Mekë këtë vit.

Më 24 maj, një pelegrin mashkull 72-vjeçar nga Kubang Pasu, Kedah, ndërroi jetë nga një enë gjaku e këputur në një spital në Mekë./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame