Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Përfitoni Bonusin Financiar prej 1000 € në Universitetin Bedër!

admin
  • Krijuar : 30-07-24
  • / 132 Lexime

Universiteti Bedër, i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ofron për maturantët mundësi të shkëlqyera studimi në disa degë si dhe një gamë të gjerë bursash në mbështetje të studentëve. 

Nga datat 30 korrik deri më 4 gusht, zgjidhni në U-Albania një nga degët e preferuara dhe përfitoni nga **Bursat e Studimit** në **Kolegjin Universitar Bedër**!

Më poshtë, po ju prezantojmë degët e Kolegjit Universitar Bedër dhe mundësitë e shumta të bursave që ofron ky universitet.

Programet Bachelor dhe Profesional:

- Drejtësi
- Shkenca Kompjuterike
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
- Informatikë Ekonomike
- Financë Kontabilitet
- Gazetari dhe Komunikim Multimedial
- Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Shkenca Islame
- Programim në Web (2 vjet)
- Multimedia dhe Dizajn Grafik (2 vjet)

Llojet e Bursave:

Bursa Meritë

Kjo bursë mbulon tarifën e plotë të studimit për 50 studentët më të mirë që regjistrohen në vitin e parë të programeve Bachelor dhe bonusin financiar prej 1000 € për çdo vit akademik, të cilat i jepen në dorë studentit.

Bursa Ekselence

Bursa për maturantët me rezultate të larta:
- Mesatarja 9.5 – 10 -> 80% bursë
- Mesatarja 9.0 – 9.49 -> 60% bursë
- Mesatarja 8.5 – 8.99 -> 40% bursë
- Mesatarja 8.0 – 8.49 -> 20% bursë

Bursa Sociale

Bedër mundëson programin e Bursave Sociale deri në 100% për studentët:

- Me status jetimi
- Pa kujdestari prindërore
- Me pamundësi ekonomike
- Fëmijë i punonjësve të rënë në detyrë
- Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj.

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

- Apliko tani online: https://admission.beder.edu.al/apply
- WhatsApp: +355 67 342 7001 / +355 67 74 09 463
- Email: admissions@beder.edu.al

Nxito për të rezervuar vendin tënd në një nga programet e ofruara dhe përfito nga mundësitë e shumta të bursave që ofron Universiteti Bedër!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame