Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Blendi Fevziu zbulon nivele të larta nitratësh në fruta dhe perime në treg: "Është si të Pish Helm Çdo Ditë"

admin
  • Krijuar : 31-07-24
  • / 190 Lexime

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, ka analizuar disa fruta dhe perime në treg dhe ka zbuluar se ato përmbajnë nivele të larta nitrati.

Duke përdorur një detektor, ai mati nivelin e nitratit në disa fruta dhe gjeti se niveli ishte shumë më i lartë se norma e lejuar.

Fevziu e quajti kriminale këtë gjendje dhe theksoi se është si të konsumosh helm çdo ditë.

“Sot paradite ndodhi diçka e frikshme. Ime shoqe më tregoi një problem që prek jo vetëm mua, por të gjithë ju dhe që përbën një shqetësim të madh.

Disa kohë më parë, gjatë një takimi me lexuesit, një djalë më dhuroi një detektor për të matur nivelin e nitratit dhe të rrezatimit në fruta dhe perime.

Ime shoqe e përdori detektorin dhe më tregoi për problemin me pjeprin.

Ky është një pjepër i blerë dje në treg. Niveli i nitratit është 1000 nga 90 që është norma e lejuar.

Në të gjitha matjet, niveli shkon nga 700 në 1000. Kjo është e frikshme. Niveli i nitratit është mbi 1000 përqind më i lartë se norma e lejuar.

Për të provuar që ka edhe fruta të mira, testova dhe nektarinën. Niveli i nitratit në nektarinë ishte 30 nga 60, që është gjysma e normës së lejuar. Është krim, pjepri është si një gotë helm që e pi pak nga pak çdo ditë,” tha Fevziu./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame