Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ali Erbaş me një ndryshim të papritur: Përmend Ataturkun në mesazhin për Fitoren e Malazgirtit

admin
  • Krijuar : 26-08-24
  • / 106 Lexime

Kryetari i Diyanetit të Turqisë, Ali Erbaş, bëri një postim të rëndësishëm në mediat sociale lidhur me Fitoren e Malazgirtit dhe Ditën e Fitores së 30 Gushtit.

Erbaş, i cili më parë ishte kritikuar për mungesën e përmendjes së emrit të Ataturkut në mesazhet dhe hytbet e tij, kësaj here e përmendi atë në postimin e tij.

Ai nderoi Sultan Alparslan, Mustafa Kemal Ataturkun dhe të gjithë dëshmorët që sakrifikuan jetën e tyre për atdheun, duke theksuar se kujtimet e tyre do të jetojnë përjetësisht.

Ky postim u bë temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi më parë Diyaneti nuk e kishte përmendur Ataturkun në një hytbe të ngjashme. /bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame