Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Organizim me rastin e lindjes së Profetit Muhamed A.S. në një xhami të Mitrovicës, i pranishëm edhe Kryetari i BIK Myftiu Naim Tërnava

admin
  • Krijuar : 21-09-24
  • / 105 Lexime

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të muajit të lindjes së Muhamedit A.S., Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës organizoi një tribunë të veçantë në xhaminë "Bajram Pasha Isa Beg". Tema e tribunës, "I Dërguari i Allahut, shembull për jetë", tërhoqi besimtarët dhe intelektualët nga mbarë rajoni.

Ligjërata kryesore u mbajt nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili theksoi rëndësinë e mësimeve të Pejgamberit A.S. në ditët e sotme. Ai vuri në dukje se, përballë sfidave aktuale me të cilat përballet shoqëria, mësimet dhe porositë e Pejgamberit A.S. mbeten një udhërrëfyes jetësor për paqe, drejtësi dhe mirësi. Tërnava përmendi se shembulli i Muhamedit A.S. është një model që duhet ndjekur për të përmirësuar si jetën individuale ashtu edhe atë shoqërore./bota-islame.com

May be an image of 14 people, dais, the Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception and text

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame