Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava pret delegacionin nga Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, diskutojnë për trajnimin e imamëve të Kosovës

admin
  • Krijuar : 11-10-24
  • / 49 Lexime

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti sot një delegacion nga Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, të përbërë nga dr. Muhamed al Shihri, Ahmed al Shumeri, dhe përfaqësuesi i Ambasadës Saudite në Tiranë, Najef al Humejdi. Ai i uroi mirëseardhje delegacionit dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e trajnimeve për imamët e Kosovës, që rrjedhin nga një marrëveshje ndërmjet dy institucioneve. Cikli i parë i trajnimeve u zhvillua në tetor 2022, ndërsa cikli i dytë do të mbahet në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë, ku dr. Shihri do të ligjërojë nga libri “Perla koncize të virtyteve të fesë islame.”/bota-islame.com

May be an image of 5 people, the Oval Office and text

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame