Ne tashmë ndodhemi në 10 ditët e shenjta të muajit Dhul Hixhe, i cili sipas kalendarit hënor është dhe muaji i fundit i vitit.
Në këtë muaj ndodhen disa ditë të cilat nëse shfrytëzohen me adhurime, shpërblimi për to është i madh. Këto ditë Allahu i ka përmendur në Kur’an dhe për këtë arsye ato kanë një vlerë të veçantë.
Allahu betohet: “Pasha Agimin, Pasha dhjetë ditët, Pasha tekun dhe çiftin…” I dërguari i Allahut për këtë ajet të Kur’anit sqaron: “Dhjetë ditët janë ditët e kurbanit (të muajit Dhul Hixhe), “teku” është dita e Arafatit, ndërsa çifti dita e kurbanit”.
Në këtë muuaj bëhet dhe pelegrinazhi i Haxhit, ku besimtarët plotësojnë shtyllën e pestë të Islamit. Po si mund të përfitojmë ne që nuk kemi mundësi të bëjmë Haxhin fizikisht?
Imami dhe profesori Kadim Rufati tregon më shumë për këtë, ndiqeni më poshtë:




