10 Tet 2026 3 min lexim 33
Fe

A lejohet që paratë që kam dhënë borxh t’i quaj zekat?

A lejohet që paratë që kam dhënë borxh t’i quaj zekat?

Në kushte normale, që zekati të konsiderohet i dhënë duhet të realizohet dorëzimi dhe kalimi i pronësisë (temlik) i pasurisë. Kjo zakonisht bëhet duke ndarë shumën e zekatit dhe duke ia dorëzuar drejtpërdrejt një personi në nevojë. Në rastin kur thjesht falet një borxh, nuk ndodh dorëzim real i pasurisë dhe për këtë arsye shumica e dijetarëve klasikë nuk e kanë lejuar që falja e borxhit të llogaritet si zekat.

Për më tepër, për të shmangur keqkuptime apo situata që mund ta detyrojnë njeriun t’ia japë zekatin pikërisht personit që i ka borxh, është më e udhës që borxhi dhe zekati të trajtohen veçmas. Zekati është një adhurim që kërkon sinqeritet dhe largim nga çdo llogari apo interes personal.

Megjithatë, në kohët tona, për shkak se marrëdhëniet e borxhdhënies janë shumë të përhapura, disa juristë bashkëkohorë i kanë dhënë përparësi mendimit të Hasan el-Basri, i cili ka qenë i mendimit se shuma e borxhit mund të llogaritet si zekat nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie të thjeshtë borxhdhënieje dhe jo për marrëdhënie tregtare. Përjashtimi i rasteve tregtare bëhet për të shmangur mundësinë e abuzimit, që zekati të mos kthehet në një formë të planifikuar shlyerjeje borxhesh. Sepse mund të kthehet në punë të përvitshme që personat ta kthejnë zekatin në një trajtë shpagimi, duke bërë llogari të ngjashme me paramendim, ende pa iu caktuar vetë zekati si farz, apo edhe shuma e tij.

Nëse ndiqet ky mendim, është e rëndësishme që borxhliu të vihet në dijeni dhe të japë pëlqimin e tij. Kjo lidhet me parimin e temlikut dhe me respektimin e dinjitetit të tij. Pëlqimi (rida) mund të shprehet me fjalë ose thjesht duke pranuar këtë zgjidhje. Si dhe nëse ai nuk e pranon, atëherë detyrimi i zekatit nuk konsiderohet i përmbushur.

Një mënyrë tjetër që përmendet është, që personi t’i japë zekatin borxhliut dhe ai më pas t’i përdorë për të shlyer borxhin. Megjithatë, kjo nuk duhet të bëhet me kushtëzim apo marrëveshje të detyruar, sepse zekati nuk është një procedurë mekanike apo një llogari formale. Ky opsion ofrohet, sepse ndonjëherë kërkohet një zgjidhje e prnaueshme për ngërçe të caktuara, të cilat mund të zgjidhen lehtwsisht nëpërmjet paramendimit pozitiv dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. 

Pasi zekati është dhënë, borxhliu mbetet i lirë ta përdorë atë sipas nevojës së tij. Vetëm më pas kreditori ka të drejtë të kërkojë shlyerjen e borxhit në mënyrë të zakonshme.

Në çdo rast, është e rëndësishme që veprimet të bëhen me sinqeritet, drejtësi dhe kujdes për ndjenjat e tjetrit, duke synuar jo vetëm përmbushjen formale të detyrimit fetar, por edhe ruajtjen e frymës së mëshirës dhe solidaritetit që qëndron në thelb të zekatit.

Mund të veproni në mënyrën që ju bën të ndiheni më të qetë në ndërgjegje. Allahu e di më së miri. /insi.al/

Në çfarë moshe u martua Aishja me Profetin Muhamed ﷺ?

Në çfarë moshe u martua Aishja me Profetin Muhamed ﷺ?

Në këtë artikull, Dr. Reşit Haylamaz shqyrton moshën e Aishes (r.a.) në kohën e martesës me Profetin Muhamed ﷺ, duke analizuar transmetimet e hadithit dhe të dhënat historike. Pikat kryesore: 1. Debati mbi moshën e Aishes: Transmetimet tradicionale përmendin moshën 6–7 vjeçe në kohën e fejesës dhe 9 vjeçe në fillimin e jetës bashkëshortore. Autori argumenton se ekzistojnë të dhëna historike që sugjerojnë një moshë më të madhe. 2. Dëshmitë nga periudha e Mekës: Kujtimet e Aishes për shpalljen e sures El-Kamer, emigrimin e hershëm dhe ngjarje të tjera përdoren për të argumentuar se ajo kishte lindur përpara fillimit të misionit profetik. 3. Diferenca e moshës me motrën Esma: Duke u mbështetur në të dhënat se Esmaja ishte dhjetë vjet më e madhe, autori përllogarit se Aishja mund të ketë lindur rreth vitit 605. 4. Fejesa e mëparshme: Fakti që Aishja kishte qenë e fejuar me Xhubejr ibn Mut'imin përpara propozimit të martesës me Profetin ﷺ paraqitet si një argument tjetër për moshën e saj. 5. Transmetimet mbi vdekjen: Autori shqyrton mospërputhjet në burimet historike lidhur me vitin dhe moshën e vdekjes së Aishes, duke i përdorur ato për një rindërtim alternativ të kronologjisë. 6. Përfundimi i autorit: Sipas analizës së Haylamaz-it, Aishja mund të ketë qenë 14–15 vjeçe kur u fejua dhe 17–18 vjeçe kur filloi jetën bashkëshortore me Profetin ﷺ. Thelbi i shkrimit: Artikulli propozon një rishqyrtim të kronologjisë së martesës së Aishes, duke argumentuar se të dhënat historike meritojnë të analizohen krahas transmetimeve tradicionale. Megjithatë, përfundimi i autorit mbetet një interpretim alternativ dhe jo mendimi mbizotërues në traditën klasike të hadithit.

13 Tet 2026 21 min lexim 191