Nga Kristjan Pashollari23 Pri 2021 8.6k
Lifestyle

Andi Lila flet për reagimet dhe agjërimin e futbollistëve: I penduar? Asnjëherë!

Ish futbollisti Andi Lila këtë të enjte ishte i pranishëm në programin “Abc e Pasdites”

Për të, rastisi që fushata të përkiste me muajin e shenjtë të Ramazanit, por që nuk e ndaloi aspak që të agjëronte dhe të bënte vepra bamirësie. Ermali e pyet se sa është e vështirë të agjërosh si sportist.

“Unë nuk e kam problem, mbaj agjërim prej shumë vitesh. Edhe kur kam qenë në aktivitet, ndonjëherë vetëm kur kisha ndeshjet që nuk mund të agjëroja. Për një sportist elitar që bën dy herë në ditë stërvitje, nuk mund të pish ujë, nuk ushqehesh, agjërimi me të vërtetë është i vështirë. Jo vetëm unë, por të gjithë futbollistët, të gjithë myslimanet mezi presin këtë muaj kaq të madh”.

https://www.youtube.com/watch?v=DeAZEEItprw

Andi edhe në publik është ulur në sexhde për Allahun për ta falenderuar në momente fitoresh. Njëjtë ka ndodhur gjatë një ndeshje në Greqi, ku ai në mes të fushës e falenderon Zotin. 

 “Ishte episode I dyfishtë sepse pasi shënova golin, bëra edhe shqiponjën, po bëra edhe sexhde. Nuk ishte problemi që unë u ula dhe u fala, po I shqiponjës në atë kohë”, tregoi në intervistën në ‘Abc e Pasdites’.

A është penduar Andi pas presionit që pati në atë kohë? “Kurrën e kurrës. Unë jam krenar për gjërat që kam bërë për të rritur emrin e vendit tim në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai. 

burimi:abcnews