Nga Kristjan Pashollari27 Korr 2022 5k
Aktualitet

Arriti edhe grupi i fundit i haxhinjve në vendlindje

Të hënën, më 25.07.2022, në orët e pasdites, në aeroportin e Shkupit ateroi edhe aeroplani i fundit që barte grupin e pestë dhe të fundit të hanxhinjve, të cilët udhëtuan në haxh nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV.

Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i priti haxhinjtë dhe i pari u shtrëngoi dorën duke ju dëshiruar mirëseardhje në vendlindje.

Të gjithë haxhinjtë e grupit të pestë, u kthyen shëndoshë e mirë dhe në pritjen e tyre kishin dalë qindra familjarë të cilët i pritën me lot gëzimi dhe buzëqeshje.

E Lusim Allahun e Plotfuqishëm që tua pranojë Haxhin dhe ibadetet.