Argumenti i pastërtisë
Pastrimi dhe pastërtia që vërehen nga njeriu në qiell e gjer në thellësitë e kozmosit, si një argument më vete, na tregojnë për një Individualitet të quajtur Kuddus, i Shenjtë.
Bakteret, insektet, milingonat dhe sa e sa kafshë grabitqare që e pastrojnë tokën, era, shiu dhe bora, ajsbergët dhe peshqit në dete, atmosfera dhe vrimat e zeza në kozmos, oksigjeni që na e pastron gjakun dhe frymëzimet shpirtërore që na e shpëtojnë shpirtin prej shqetësimeve, na informojnë paprerë mbi emrin i Shenjtë, i Pastër dhe, pas këtij emri na tregojnë Individualitetin e Shenjtë!




