Kompleksi i xhamisë prej 2,360 metrash katrorë shtrihet në vendin e varrit të Sayed Sariya të epokës Fatimid, i ndërtuar në vitin 1140 pas Krishtit dhe i cili ende mbijeton.
KAJRO: Egjipti ka inauguruar një xhami osmane të sapo restauruar, të ndërtuar nga guvernatori i shekullit të 16-të, Suleyman Pasha Al-Khadim, që shtrihet brenda kalasë që ka dominuar horizontin e Kajros për shekuj.
Xhamia, me 22 kupola me tjegulla të gjelbërta dhe minber të veshur me pllaka të njohura të Iznikut, është xhamia më e hershme osmane e Kajros, e ndërtuar në vitin 1528 pas Krishtit, njëmbëdhjetë vjet pasi ushtria osmane nën sulltan Selimin pushtoi Egjiptin nga perandoria Mamluke.
Kompleksi i xhamisë prej 2,360 metrash katrorë shtrihet në vendin e varrit të Sayed Sariya të epokës Fatimid, i ndërtuar në vitin 1140 pas Krishtit dhe i cili ende mbijeton.
“Për të dalluar xhamitë osmane, minarja është zakonisht në formë lapsi,” tha Mostafa Waziri, kreu i Këshillit të Lartë të Antikiteteve. “Xhamia përbëhet nga zona e faljes, afërsia, varrezat Fatimid dhe Kuttabi (shkolla e Kur’anit).
Xhamia, e njohur si xhamia e Suleyman Pasha Al-Khadim dhe gjithashtu xhamia Sariya, është brenda kalasë së Kajros. Kalaja u ndërtua nga gjenerali musliman Salah Al-Din (Salahuddin) pasi pushtoi Kajron nga Fatimidët. Disa vjet më vonë Salah Al-Din gjithashtu çliroi Jeruzalemin nga kryqtarët.
Restaurimi zgjati pesë vjet nën mbikëqyrjen e Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit dhe të Organizatës Arabe për Industrializimin e ushtrisë./ pregatiti bota-islame.com







