Nga Kristjan Pashollari21 Pri 2021 7.6k
Ekonomi

Et'hem Beu inagurohet përsëri këtë javë!?

Ditën e parë të Ramazanit ishte Kryeministri Rama ai që ishte në një "inspektim- inagurim" në Xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë, ku ai mori pikët e veta si në vigjilje të fushatës që jemi. Sot shikojmë që vjen ministri turk i shëndetësisë i cili bën inagurimin e rradhës. Nuk e dimë a do të ketë në vazhdimësi inagurime të tjera, por një gjë na vjen shumë natyrshëm përbrenda, po besimtarët kur do ta inagurojnë me prezencen e tyre Et'hem Beun?

Duke lënë mënjanë fotot gjithë krekosje apo protokollet e larta, Et'hem Beu ju takon pikërisht atyre, besimtarëve! Janë ata që do ta gjallojnë Et'hem Beun, që do ti japin jetë asaj e ajo qëtësi atyre. Duke u harruar e ikur menjanë inagurimet, zgjedhjet, kollaret dhe protokollet.

Dukej prap shumë e mërzitur Et'hem Beu!