Nga Kristjan Pashollari23 Sht 2021 5k
Ekonomi

Katër parime kuranore që forcojnë personalitetin e besimtarit

Në një ajet të shkurtër të Kuranit janë përmendur katër parime të rëndësishme për jetën e çdo muslimani . Nëpërmjet këtyre parimeve mund të mbajmë një lidhje të fortë me Zoti dhe me ndihmën e të cilëve mund të përballojmë çdo sprove dhe sfidë.

Gjithmonë duhet të kemi ndërmend se Allahu xh.sh. shpesh përmes ajeteve të shkurtra na dërgon mesazhe madhështore që na ofrojnë një urtësi dhe dije të madhe. Duhet të lexojmë dhe meditojmë mbi to.

Katër parime kuranore që forcojnë personalitetin e besimtarit janë:

– Durimi;

– Lutja;

– Istigfari (kërkimi i faljes nga Zoti);

– Tesbih (Madhërimi i Zotit).

Allahu i Madhërishëm në suren Gafir thotë: “Andaj, bëhu i DURUESHËM ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë (do të realizohet). LUTJU Zotit për faljen e MËKATEVE TUA dhe LARTËSOJE Zotin tënd me FALËNDERIM, në mbrëmje dhe mëngjes! (Gafir 55).

Islampress