Në Manama, Bahrein, ka nisur Konferenca e Dialogut Ndërislam, organizuar nën kujdesin e Mbretit Hamad bin Isa Al Khalifa dhe në praninë e Imamit të Madh të Al-Azharit, Dr. Ahmed Al-Tayeb. Kjo ngjarje ka mbledhur mbi 400 dijetarë, liderë fetarë dhe intelektualë nga bota islame për të diskutuar mbi unitetin dhe bashkëpunimin.
Mes pjesëmarrësve ndodhet edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili përfaqëson vendin në diskutimet mbi forcimin e unitetit islam dhe refuzimin e përçarjeve. Konferenca synon të ndërtojë një platformë të qëndrueshme për dialogun ndërmjet shkollave të ndryshme të mendimit islam dhe për të promovuar vlerat e përbashkëta./bota-islame.com






