Nga Kristjan Pashollari16 Korr 2021 6.6k
Aktualitet

Masakra e banorëve myslimanë dhe hebrenj të Jeruzalemit nga kryqtarët

Më 16 korrik 1099, Masakra e banorëve myslimanë dhe hebrenj të Jeruzalemit nga kryqtarët vazhdoi në ditën e 2-të. Brenda pak ditësh, kufomat njerëzore mbushnin rrugët, xhamitë dhe sinagogat e Jeruzalemit. Zona ishte e mbushur me kufoma dhe gjak që arrinin deri në gjunjë.

Sipas Ali ibn al-Athir, në Xhaminë Al-Aksa, Frankët vranë më shumë se 70,000 njerëz, një numër i madh i tyre ishin hoxhallarë, ulema, njerëz të drejtë dhe asketikë.

Sipas Steven Runciman, askush nuk mund të thotë se sa viktima përfshinte masakra e kryqtarëve; por ajo zbrazi Jeruzalemin nga banorët e tij muslimanë dhe hebrenj. Sinagoga kryesore hebraike u dogj dhe të gjithë u dogjën brenda.

Sipas Karen Armstrong, për tre ditë Kryqtarët therën sistematikisht rreth tridhjetë mijë nga banorët e Jeruzalemit. Dhjetë mijë muslimanë që kishin kërkuar strehim nën çatinë e shenjtë të Aksit u masakruan brutalisht, gjithashtu edhe hebrenjtë që u mblodhën në sinagogën e tyre u vunë në shpatë. Zor se kishte mbijetuar.

Rrugët fjalë për fjalë kullonin me gjak. «Dukeshin pirgje kokash, duarsh dhe këmbësh», - thotë dëshmitari okular provansal Raymond nga Aguilers.

Myslimanët dhe hebrenjtë u pastruan nga Qyteti i Shenjtë si parazitë. /bota-islame.com