Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro
  1. Kryefaqja
  2. Fe
16 Gush 2024 11.9k
Fe

Pse dita e Premte është një Ditë e Veçantë në Islam?

Pse dita e Premte është një Ditë e Veçantë në Islam?

Besimi dhe ritualet fetare gërshetohen ngushtë mes tyre. Rituali, ndihmon në gjallërimin bindjeve fetare. Në këndvështrimin sociologjik, feja përfaqëson një lidhje të fortë mes individit dhe grupit më të gjerë shoqëror.

 

E premtja për myslimanët, e njohur ndryshe si Xhuma-ja, që do të thotë dita e tubimit, është një ditë lutjesh të përbashkëta. Myslimanët janë të urdhëruar faljen drekës ditën e premte ta falin së bashku në xhami. Falja e ditës së xhuma ndryshon nga falja në një ditë të zakonshme.

Dita xhumasë konsiderohet kongresi javor i myslimanëve.

Myslimanët, e rregullojmë orën javore sipas xhumasë dhe, kur vjen ai çast, drejtohen me gjithë zemër dhe shpirt kah Zoti i tyre, sepse dita e xhuma është dita më e çmuar mes ditëve që ka krijuar Zoti.

Xhumaja nuk është një adhurim personal dhe individual, por kthim kolektivisht kah Zoti. Nëpërmjet këtij rituali, njerëzit grumbuj grumbuj mblidhen pranë faltoreve, duke i paraqitur falënderimet ndaj krijuesit si xhemat (grup).

Në këtë namaz ekziston një orë e veçantë që lutja e besimtarit i pranohet “në të është një orë e veçantë; po qe se një rob mysliman përkon me atë orë duke qenë në namaz, Allahu ia jep patjetër atë që kërkon prej Tij.”

Xhumaja për myslimanët ka një rëndësi të madhe dhe është pranuar pothuajse si ditë feste. Për këtë arsye, besimtarët, duke filluar nga mbrëmja e ditës së enjte, japin rëndësi më të madhe se zakonisht pastrimit material dhe shpirtëror.

Ezani

Besimtarët njoftohen për hyrjen e kohës së faljes përmes Ezanit.

Ezan nga aspekti gjuhësor do të thotë: “kumtim, informim”, kurse ikamet do të thotë: “ngritje për namaz”.

Në momentin kur këndohet Ezani përmes së cilit tregohet ekzistenca e një Zoti të vetëm, Muhamedit si i dërguari i Tij dhe thirrja për namaz, besimtari këndon (në heshtje) një lutje, ku madhëron Zotin dhe i dërgon salavate profetit. Në thelb ky është një lloj komunikimi që realizohet mes myezinit dhe besimtarit dhe besimtarit me Krijuesin. Myezini thërret, besimtari përgjigjet, fjalët e myezinit bëjnë që besimtari të vendosë lidhjen e tij me Krijuesin.

Ditën e Xhuma, thirrja e myezinit dëgjohet tre herë. E para për të thirrur njerëzit në xhami; e dyta për ta njoftuar fillimin e ligjëratës; dhe e treta për të njoftuar fillimin e faljes, namazit.

Falja

Namazi i xhumasë është një namaz farz, i obliguar, i përbërë prej dy rekatësh.
Mbajtja e ligjëratës (hytbes) nga hatibi para faljes së namazit të xhumasë është një ndër kushtet e vlefshmërisë së këtij rituali.

Ditën e xhuma, në kohën e mesditës, këndohet ezan (ezani i jashtëm). Kur hyhet në xhami falen katër regate sunet (namazet e falura nga profeti Muhamed). Ky është syneti i parë i xhumasë. Ky namaz mund të falet gjersa hatibi/imami (ligjëruesi) të mos jetë ngjitur në minder. Pastaj këndohet ezani i dytë (i brendshëm) dhe, pas tij, imami/hatibi i ngjitur në minber mban hytben para xhematit (grupit të besimtarëve).

Hutbeja

Atë ditë imami mban një ligjëratë nga minberi, e njohur ndryshe si hytbe. Ai zgjedh si temë të ligjëratës së tij çështje fetare ose nga fusha të tjera shpirtërore e shoqërore.
Ligjërata duhet të fillojë me ermin e Allahut, dëshminë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij; në fund ajo mbyllet me falënderime për Krijuesin dhe salavate për profetin, si dhe me fragmente nga Kur’ani, ku Zoti urdhëron për drejtësi dhe bamirësi dhe ndalon veprat e pamoralshme.

Falja

Pas hytbes këndohet ikiameti dhe falet namazi farz i xhumasë, dy rekatë, me xhemat ku imami këndon me zë. Pastaj falen katër rekatë synet që janë syneti i fundit i xhumasë.

Në përfundim bsimtarët përshëndeten dhe urojnë njërui tjetrin që zoti tua ketë pranuar lutjet.

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë!…” Kur’ani, El Xhumu’a 62:9 /bota-islame.com

#Bota islame#Islam#Feja islame#Kuran#Hadith#Qabja#Islami tradicional#Histori islame#Profeti Muhammed
Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

3 min

Numri Sekret (Pi)

Numri Sekret (Pi)

Qabja dhe Kiswa-ja

Qabja dhe Kiswa-ja

7 min

Xhamia Nurosmanije - historia dhe arkitektura e saj

Xhamia Nurosmanije - historia dhe arkitektura e saj

3 min

NATA E KADRIT

NATA E KADRIT

Në trend

Shiko të gjitha
Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

18 Maj 2026 3 min lexim 3.4k
Numri Sekret (Pi)

Numri Sekret (Pi)

1 Maj 2026 6.2k
Qabja dhe Kiswa-ja

Qabja dhe Kiswa-ja

7 Pri 2026 7 min lexim 11.9k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 NextLeap.al · Designed & Developed. All rights reserved.

Media e pavarur