Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës - dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin e Kievit, u ndezën sirenat e emergjencës dhe fotografitë tregojnë vargje makinash të cilat kanë bllokuar autostradën në përpjekje për tu larguar nga qytetit.
Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev , thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë.
Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.



