Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës - dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin e Kievit, u ndezën sirenat e emergjencës dhe fotografitë tregojnë vargje makinash të cilat kanë bllokuar autostradën në përpjekje për tu larguar nga qyteti.
Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.
"Putini sapo ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës. Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani," shkruan ai në Twitter.



