Nga Kristjan Pashollari4 Mar 2022 6.4k
Teknologji

Zelensky publikon momentin e sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë (video)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga momenti kur Rusia ka sulmuar centralin bërthamor në Ukrainë, duke rrezikuar një katastrofë të vërtetë.

https://www.instagram.com/p/CaqbuW7IX2a/?utm_source=ig_embed&ig_rid=40852de7-49c9-4078-ae2e-41f04c46d075

Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit dhe zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

LEXO EDHE : http://bota-islame.com/rusi-ukraine-bin-salman-tenton-lojtarin-e-paqes/

Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore. Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.