Thursday 07-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mehas Alija: Shqiptarët myslimanë duhet të paraqesin shembullin e një bashkësie të moderuar, evropiane

admin
  • Krijuar : 03-12-23
  • / 2944 Lexime

Mehas Alija, kryetar i “Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër: „Rezultatin e referendumit e pranojmë, ndonëse mendojmë se me një ligj dhe ndërhyrje të re në kushtetutën e vendit kufizohet një e drejtë themelore nga korpusi i të drejtave të njeriut“

Intervistë me kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), Mehas Alija, dhënë për portalin shqiptar, Albinfo.ch.

 

Albinfo.ch: I nderuar z. Alija! Duke qenë se shqiptarët në Zvicër përbëjnë një numër të madh të të huajve të deklaruar si myslimanë në këtë vend, vota e 7 marsit mund të thuhet se prek edhe besimtarët myslimanë shqiptarë këtu. Na thoni, cili është qëndrim i organizatës që ju drejtoni, lidhur me këtë çështje?

 

Mehas Alija: Ne si Komunitet Musliman Shqiptar në Zvicër nga fillimi jemi rreshtuar mbrapa institucioneve qeveritare, gjegjësisht kemi përkrahur draftin e propozuar nga Qeveria, që kundërshtonte iniciativën dhe ofronte alternativë tjetër, si dhe kemi qenë në krah me një aleancë të madhe institucionesh e subjektesh të tjera të shoqërisë civile dhe të spektrit multikulturor dhe multifetar në Zvicër, të cilët, po ashtu, ishin kundër opsionit të iniciativës për ndalimin e mbulimit të fytyrës. Rezultatin e referendumit e pranojmë, ndonëse nuk jemi të kënaqur me të, pasi mendojmë se me një ligj dhe ndërhyrje të re në kushtetutën e vendit kufizohet një e drejtë themelore nga korpusi i të drejtave të njeriut, e promovuar në shumë konventa ndërkombëtare relevante. Fitoren e dalë nga referendumi i 7 Marsit e cilësojmë më shumë si një fitore ku ka fituar emocioni se sa arsyeja. Bindja jonë është se inkorporomi në kushtetutë i një kodi dhe kufizimi të veshjes, nuk është në pajtim me filozofinë e shtetit të së drejtës dhe se, gjithashtu, pengimi dhe luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit, nuk do të ketë sukses të dukshëm me një ndalesë të këtillë, sepse një ideologji apo kauzë e caktuar nuk mund të luftohet apo të mënjanohet krejtësisht me rregulla të veshjes.

 

Albinfo.ch: Vota në favor të ndalimit të burkës ka qenë e ngushtë. Në Zvicër ka pasur dhe vazhdon të ketë një debat të gjallë nëse është dashur të hidhej në votim një iniciativë e tillë për faktin se, sipas një opinioni mjaft të përhapur, ndalimi i burkës kishte më shumë rol simbolik se ndonjë peshë reale praktike. Si e gjykoni ju këtë?

 

Mehas Alija: Nëse e marrim parasysh faktin se nga kush u iniciua iniciativa popullore, do të kuptojmë edhe motivin dhe politikën simbolike të iniciativës. Përderisa kjo frymë nuk zgjerohet më tutje dhe nuk do të ketë mutacione të tjera, për të motivuar iniciativa dhe për të hapur tema edhe më të ndjeshme që përkojnë me myslimanët dhe me të drejtat e tyre elementare njerëzore, mendojmë se ndalesa e mbulimit të fytyrës nuk paraqet ndonjë peshë shumë të madhe praktike apo pengesë serioze në rrugëtimin tonë drejt integrimit dhe përfshirjes sonë brenda shoqërisë zvicerane, si myslimanë që jemi dhe si pjesë përbërëse e këtij shteti. Ne jemi përcaktuar dhe shikojmë kah e ardhmja e këtij vendi.

 

Albinfo.ch: A mendoni se ka ndonjë ndikim ky votim edhe për komunitetin shqiptar? A ka gra shqiptare në Zvicër që bartin burka ose nikab dhe që do të prekeshin nga ndalesa?

 

Mehas Alija: Në bazë të njohurive që posedojmë ne, nuk dimë që ka ndonjë vajzë apo grua shqiptare që e bartë nikabin apo burkën në këtë shtet. Sipas një studimi dhe hulumtimi nga profesorë të universitetit të Luzernit, gratë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, e që bartin perçen, janë një numër shumë i vogël dhe ato kryesisht janë zvicerane që kanë pranuar Islamin. Ndërsa, për komunitetin shqiptar mysliman, nuk besojmë se do të ketë ndonjë ndikim real kjo ndalesë, përveç që ndjejmë keqardhje për izolimin edhe të mëtutjeshëm të atyre grave që e konsiderojnë si pjesë të së drejtës së tyre veshjen në fjalë. Shqiptarët myslimanë duhet të shikojnë në të ardhmen dhe të jenë në gjendje të paraqesin shembullin e një bashkësie të moderuar, evropiane.

 

Albinfo.ch: A ekzistojnë në Kur’an, hadithe apo në ndonjë dokument tjetër fetar islam rregulla për mbulesën e grave?

 

Mehas Alija: Sipas mendimit të shumicës dërmuese të dijetarëve myslimanë, që ne, s’do mend se e preferojmë, nikabi nuk është nga obligimet fetare. Te burimet tona fetare nuk mund të gjejmë ndonjë tekst të qartë që do të konsiderohej si argument për obligueshmërinë e perçes. Për rrethanat tona, akt

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame