Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

NATA BERAETIT

admin
  • Krijuar : 04-05-24
  • / 1577 Lexime

Sipas kalendarit musliman për këtë vit - 2021, nesër në mbrëmje (ditë e shtunë), është nata e madhe dhe e bekuar, e cila quhet nata e Beraetit.

Fjala "beraet" në gjuhën arabe do të thotë: të shpëtosh, të falesh e të lirohesh prej gjynaheve, fajeve dhe dënimeve. Në këtë natë shumë muslimanë gjejnë faljen dhe lirimin prej gjynaheve nga ana e Allahut të Plotfuqishëm, i arrijnë mirësitë dhe dhuntitë e Zotit dhe zemrat ju mbushen me nur e dritë hyjnore.

 

Është kjo natë e bekuar dhe e madhe ngase, sipas disa komentatorëve të Kuranit, në këtë natë Kurani fisnik ka zbritur në formë të plotë nga qielli i 7 (shtatë) në të parin, pra në qiellin e dynjasë, kurse në natën e Kadrit ka filluar t'i shpallet Pejgamberit (savs), në formë të shkallë-shkallshme brenda 23 viteve. Këta komentatorë, për këtë mbështeten në ajetet e para të sures ed-Duhan:
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
حم . وَالْكِتَابِ الْمُبِينِ . إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ . فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ .
“Ha. Mim. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Vërtet që Ne gjithnjë po këshillojmë. Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” (ed-Duhan,1-4).

 

Në këtë natë të bekuar ka zbritur Kurani me të cilin Kuran Allahu e këshillon dhe ia tërheq vërejtjen njerëzimit për gabimet dhe humbjen e mashtrimin që është duke përjetuar. Është nata kur me dijen dhe gjykimin e Allahut të Plotfuqishëm vendoset për të gjitha çështjet, si: vdekjet, lindjet, furnizimet, fatkeqësitë etj. për tërë vitin e ardhshëm.

 

Edhe pse disa komentatorë të tjerë thonë se, në këtë sure flitet për natën e Kadrit e jo të Beraetit, për vlerën e madhe të saj që ka, flasin edhe mjaft hadithe dhe sjellje të Pejgamberit (savs).

 

Ai gjatë muajit Shaban, në të cilin gjendet edhe nata e Beraetit, rregullisht bënte agjërim nafile. Kur e pyetnin se përse agjëronte kaq shumë në muajin Shaban, ai përgjigjej: “Në këtë muaj punët dhe veprat tona ngrihen te Zoti i botëve. Unë dua që punët e mia t'i paraqiten Zotit duke qenë me agjërim në gojë.” (Nesaiu, Sijam, 70).

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame