Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Digjet shtëpia në Kosovë: Të gjitha u dogjën, përveç Kur’anit

admin
  • Krijuar : 02-06-21
  • / 3346 Lexime

Një shtëpi në një lagje të Vushtrrisë, u përfshi nga zjarri.

Ai pohoi se ishte libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, ai që i shpëtoi këtij zjarri.

“Të gjitha janë djeg!”.

”Të gjitha sendet që ishin në katin e tretë, përveç Kuranit”, tha ai për klankosova.tv.

Sinani tha se ky libër i shenjtë po mbahej në një kuti e cila sipas tij edhe ajo u dëmtua.

”…edhe kutia e Kuranit edhe mbajtësja ku kishte qenë, vetëm Kurani nuk është djegur”, shton ai.

Këtë ngjarje Sinani e publikoi edhe në facebook paraprakisht, duke ndarë imazhin e gjithë shtëpisë, ndërsa shkruante:

”Shpija u kall po fjala e t’madhit ALLAH jo!”.

Shkaktari i gjithë këtij dëmi nuk është bërë ende i ditur por që fatmirësisht pronari i kësaj shtëpie tha se nga ky zjarr, nuk ka asnjë të lënduar.

(Klankosova)

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame