Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Zbardhet axhenda e presidentit Erdogan në Shqipëri, nga inaugurimi apartamenteve në Laç tek konferenca e përbashkët me Ramën

admin
  • Krijuar : 15-01-22
  • / 1145 Lexime

Në prag të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, Report Tv ka zbardhur axhendën. Erdogan do të mbërrijë në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Burimet bëjnë me dije se Erdogan rreth orës 14:00 do të mbërrijë në Tiranë, ku do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.

Fundi i axhendës së vizitës së Erdogan është mbajta e fjalës përshëndetëse në Kuvendi, në orën 17 00, teksa parashikohet që rreth orës 18:30 të niset për në Turqi.

Ashtu siç kishte premtuar presidenti turk Erdogan do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Erdogan do të inaugurojë 524 apartamente në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame