Friday 03-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Meshihatit të Kroacisë Myftiun Hasanoviç

admin
  • Krijuar : 01-02-22
  • / 1427 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Meshihatit të Kroacisë, myftiun Aziz ef. Hasanoviç, i cili shoqërohej nga kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Kroaci, dr. Mirza Sabiç, zëvendësmyftiu, njëherësh drejtori i Medresesë “Dr. Ahmed Smajlovic”, Mevludi ef. Arslani dhe nga sekretari i Meshihatit të Kroacisë, Nermin ef. Botonjiç.

Myftiu më pas i njohu mysafirët mbi angazhimet dhe punën e BIK-ut, si dhe projektet të cilat synon t’i realizojë. “E falënderova myftiun e Kroacisë për të gjithë atë që ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët në Kroaci. Për ne është një ditë e veçantë kur një njeri të tillë e kemi ndër ne dhe lusim Zotin t’i falë shëndet dhe mirëqenie. Ne shpresojmë që lidhjet tona ndërmjet dy bashkësive fetare të lidhen edhe më fortë rreth vetës dhe të shtojmë edhe më bashkëpunimin ndërmjet nesh, por edhe ndërmjet medreseve në Kosovë dhe Kroaci. Dora e tij gjithnjë ka qenë e zgjatur për bashkëpunim dhe për këtë e falënderoj shumë. Si shkak i kësaj, shqiptarët që janë në Kroaci gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta si në Bashkësinë Islame të Kroacisë, ashtu dhe në jetën publike”- tha Myftiu Tërnava.

Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka kontribuar që Kosova të jetë një vend i qetë, vend i bashkëjetesës, tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike.

Ndërsa, nga ana e tij, kryetari i Meshihatit të Kroacisë, myftiu Aziz ef. Hasanoviç, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, duke theksuar rolin historik që ka luajtur Myftiu Tërnava dhe BIK-u në proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si para, gjatë dhe pas luftës, si dhe në ndërtimin e paqes dhe organizimin e jetës fetare në vend.

Ai më pas tha se mbetem i mahnitur me atë që shoh në Kosovë në çdo segment të jetës dhe shohim përparimin dhe zhvillimin në të gjitha poret e jetës dhe infrastrukturës. Ne si BI e Kroacisë mund të mësojmë shumë nga puna juaj në këtë ambient dhe kemi një lidhje tepër të fortë ndërmjet dy bashkësive fetare dhe këto do të thellohet edhe më shumë.  Në fund, ai kërkoi që Myftiu Tërnava në një të ardhme sa më të afërt ta vizitoj shtetin e Kroacisë. 

Në fund të takimin edhe njëherë u theksua nevoja që dy institucionet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin në të mirë të dy popujve dhe ardhmërinë e Islamit në dy vendet respektive. 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame