Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Maqedonia: Ne, me naftën më të lirë në rajon!

admin
  • Krijuar : 12-04-22
  • / 1681 Lexime

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se ka ndarë 615 milionë euro për zbutjen e goditjeve të çmimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe konflikti ushtarak në Ukrainë.

“Falë këtyre masave, ne kemi çmimin më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës në rajon. Efektet e vendimeve të qeverisë dhanë rezultat. Duke ngrirë çmimet e ushqimeve dhe më pas duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuar nga 5 për qind në 0 për qind, ne kemi arritur të parandalojmë një rritje të madhe të çmimeve”, thuhet në deklaratë.

Vërehet se qeveria i ka drejtuar të gjitha burimet për përballimin e krizës dhe se çmimet me pakicë dhe shumicë të produkteve ushqimore bazë janë kufizuar për të mbrojtur standardet e qytetarëve.

“Pa këto masa, faturat e ushqimit do të rriteshin për 1500 denarë (24 euro) në muaj. Gjithashtu, për kategoritë e cenueshme të qytetarëve kemi ofruar mbështetje financiare prej 1000 denarë (16,24 euro) në muaj për t’i mbuluar llogaritë e tyre dhe e kemi ngritur pagën minimale në 18.000 denarë (292 euro)”, thuhet nga kabineti Kovaçevski.

Gjithashtu theksohet se shteti ka vendosur të subvencionojë 80 për qind të faturave të energjisë elektrike me masa për ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe likuiditetit të sektorit të energjisë.

“Pa këto masa, faturat e energjisë elektrike të qytetarëve do të ishin për 2.150 denarë (35 euro), dhe nëse nuk do të kishte kufizime të marzheve dhe uljeve të TVSH-së, derivatet e naftës do të paguheshin vetëm në bazë të TVSH-së, pa zbritje në akciza, 300 denarë më shumë (5 euro)”, thuhet në njoftim.

Siç u theksua, është rritur edhe paga mesatare dhe në shumicën e sektorëve në vend pagat janë rritur me më shumë se 20 për qind në tre vitet e fundit, ndërkohë që qeveria është një hap larg përmbushjes së premtimit për një pagë mesatare minimale 30.000 denarë (486 euro).

Thuhet se në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit, paga mesatare është 29.980 denarë (486,75 euro). 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame