Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

" ISLAMI FE E PAQËS, E JO E TERRORIZMIT"-Kumtesa e Reisul Ulema të Maqedonisë së Veriut!

admin
  • Krijuar : 12-05-22
  • / 1240 Lexime

Konferenca ndërkombëtare e mbajtur në Ebu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronatin e Ministrit për tolerancë dhe bashkjetese Shejh Nahjan bin Mubarek Al Nahjan, e organizuar nga Këshilli Botëror i bashkësive mualimane në krye me Dr. Alij Rashid El Nuajmij, ku morrën pjesë mbi 150 delegacione nga e gjithë bota, si nga SHBA, Australi, Europë Afrikë, Azi, Amerika Veriore, etj.. ishte një organizim i nivelit të lartë me të gjutha tiparet e një konfernce moderne e bashkëkohore.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Kryetari i BFI e RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai me temen " ISLAMI FE E PAQËS, E JO E TERRORIZMIT", i shoqëruar nga Drejtori pêr marredhenie me botën arabo islame H. Ismet ef Ademin,Reisul Ulema dha një shtjellim mbi paqën dhe terrorizmit edhe ate me sa vijon:

- paqja është vlera më madhe e Islamit dhe qëllimi kryesor i jetës së njeriut;
- lufta është e huaj dhe me asgjë ska tē bëjë me Islamin;
- cilët janë faktet se Islami është fe e paqës;
- faktorët e brendshëm dhe të jashtëm drejtë dezinformimit mbi Islamin;
- Mjetet dhe strategjia e prezentimit të Islamit burimor në rrjedhat bashkëkohore;
- Islami realitet botëror në kultivimin e vlerave njerëzore dhe faktor i unitetit tē gjithmbarshëm.
- Bashkësia fetate islame e RMV paraqet faktor në stabilitetin e vendit dhe Ballkanit në përgjithēsi dhe vazhdon të kontribuojë në kultivimin e vlerave universale.

Në fund shfrytëzojmë nga rasti që të shprehim mirënjohjet e tona në emër të BFI e RMV dhe në emër të Reisul Ulemasë H. Shaqir ef Fetait drejtuar mikut tonë Dr. Alij Rashid El Nuajmij, për një organizim dhe konferencë madhështore ku arriti t'i tuboj të gjithë krerët musliman në gjithë globin, duke dëshmuar se është një figurë e madhe e botës islame që kultivon paqën tolerancën, bashkjetesën, unitetin duke e luftuat ashpër çdo dukuri që ka të bëjë me çfarëdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terreorizmin.
Me këtë Dr En Nuajmi është ngritur në një ndër personalitetet botērore në shërbim të paqës dhe mirëqenies së gjinisë njerēzore pa dallim feje, kombi, race, ngjyre apo vendi. Poashtu, Ekselenca e tij Dr Nehjan bin Mubarek Al Nehjan, ministri për tolerancë dhe bashkjetesë, me fjalimin e tij dha idetë mbi të ardhmen e ummetit, unitetit të imuslimanēve dhe kontributi i muslimanëve në rrjedhat e kohës bashkëkohore.

Paraqitje të nivelit të lartë patën edhe shumë personalitete tjera me relevancë ndërkombëtare nga tē gjitha vendet e botës.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame