Wednesday 13-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Lajm i madh për BASHKËSINË FETARE ISLAME të Maqedonisë së Veriut!

admin
  • Krijuar : 12-05-22
  • / 1412 Lexime

SHTETI I KUVAJTIT HAP DYERT E BASHKËPUNIMIT PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet me sa vijon:"Ministria e punëve të Jashtme shpreh urimet më të mira për Bashkësinë Fetare Islame të RMV dhe kemi kënaqësinë që të Ju njoftojmë për të dhënat e përmendura me sa vijon:

Nëpërmes të dhënave ju mundësohet të hyni në sistemin elektronik të punës humanitare në Ministrinë e Punëve te Jashtme të Kuvajtit dhe ju mundësohet të paraqitni kërkesat për ndihmë në sfera të ndryshme. Ky njoftim elektronik për ju njëherit është Njoftim që BFI është akredituar dhe ju jeni te regjistruar tek ne. Për akreditimin tuaj, përmes rrjetit elektronik, janë njoftuar edhe të gjitha organizatat jo qeveritare dhe shoqatat humanitare bamirëse. Pra, jeni të regjistruar në listën e akreditimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kuvajtit."

May be an image of one or more people and text
Mesazhi nga Ministrina e Punëve te Jashtme të Kuvajtit

Sot, më 11.05.2022, arriti edhe Njoftimi i dytë që definitivisht e dëshmon Vendimin e lartpërmendur. Në fund shprehim falënderimet e sinqerta për të gjitha institucionet dhe autoritetet të cilët kontribuan në akreditimin e BFI-së e RMV dhe realizimin e kerkesave te saja dhe urojmë bashkëpunim të mirëfilltë dhe të sinqertë. Zoti i bekoftë. Shërbimi për Informim i BFI-së

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame