Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Si falet namazi i xhumase?

admin
  • Krijuar : 30-04-24
  • / 2559 Lexime

Namazi i xhumas falet ditën e premte, në kohën e mesditës. Fillimisht këndohet ezan (ezani i jashtëm). Kur hyhet në xhami falen katër rekate sunet. Ky është suneti i parë i xhumasë. Ky namaz mund të falet gjersa hatibi (hoxha/ligjeruesi) të mos jetë ngjitur në minber. Po të jetë ngjitur hatibi në minber, është më e përshtatshme të dëgjohet ai. Pastaj këndohet ezani i dytë (i brendshëm) dhe, pas tij, imami/hatibi i ngjitur në minber mban hutben (ligjeraten) para xhematit. Pas hutbes këndohet ikameti dhe falet namazi farz i xhumasë me xhemat ku imami këndon me zë. Pastaj falen katër rekate sunet që janë suneti i fundit i xhumasë.

Si falen 4 rekatet e parë sunet të xhumasë?

Falet njëlloj si suneti i parë i namazit të drekës.

  • Në fillim drejtohemi nga kibla dhe bëjmë nijetin “bëra nijet të fal sunetin e namazit të xhumas”.
  • Pas nijetit shqiptojmë tekbirin (thuajmë Allahu Ekber) dhe lidhemi në namaz (duke vendosur dorën e djathtë mbi të majtën poshtë kërthizës)
  • Lexojmë Subhaneken (shiko poshtë).
  • Pastaj themi Eudhu-bil-lahi minesh-shejtanir-raxhiim, bismil-lahir-rahmanir-rahiim.
  • Pas leximit të Fatihasë (shih me poshtë) lexojmë një pjesë nga Kurani (shih poshtë).
  • Pastaj themi “Allahu Ekber” dhe shkojmë në ruku (përkulemi). Pasi themi tri herë “subhane rab-bijel adhim”, e drejtojmë trupin dhe gjatë drejtimit themi “semiallahu limen hamideh” dhe pasi drejtohemi “rabbena ue lekel hamd”.
  • Pastaj biem në sexhde (vendosim ballin në tokë) duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rab-bijel a’la”.
  • Ngrihemi nga sexhdeja duke thënë “Allahu ekber“ dhe ulemi. Pasi presim pak, biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde shqiptojmë tri herë “subhane rab-bijel a’la” dhe ngrihemi në këmbë duke thënë “Allahu ekber’. Në këtë mënyrë mbarojmë rekatin e parë.
  • Në fillim të rekatit të dytë lidhim duart.
  • Pasi themi bismil’lahin, lexojmë Fatihanë dhe një sure, themi “Allahu ekber” dhe biem në ruku e shkojmë në sexhde dy herë sikur në rekatin e parë. Kur së fundmi ngrihemi duke thënë “Allahu ekber”, qëndrojmë ulur dhe lexojmë “Ettehijjatun” (shih më poshtë)
  • Themi Allahu Ekber dhe në mënyrë të njëjtë falim edhe dy rekatë namaz.
  • Për dallim, në uljen e fundit pas Ettehijjatu lexojmë edhe lutjet Allahumme sal’li-barik dhe rabbena” (shih poshtë).
  • Japim selam (në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta.)
  • Kështu përfundon namazi.

Si falen 2 rekatet farz të xhumasë?

Para se të falen dy rekatet farz të namazit të xhumasë, duhet të dëgjohet hutbeja në heshtje dhe pa bërë punë të tjera.

  • Pasi thërret ikameti, bëhet nijeti për faljen e farzit të xhumasë dhe lidhemi në namaz duke ju përshtatur imamit (drejtuesit të namazit).
  • Pasi imami thërret tekbirin (duke thënë Allahu ekber) edhe xhemati e përsërit dhe lexon në heshtje vetëm Subhaneken (shih poshtë). Xhemati nuk lexon asgjë tjetër.
  • Biem në ruku (ku themi tri herë “subhane rabbijel adhim”),
  • Bëjmë dy sexhde (në secilën themi tri herë “subhane rabbijel a’la”).
  • Pastaj ngrihemi në rekatin e dytë, ku xhemati ndëgjon kur lexohet Kurani nga imami.
  • Biem në ruku, sexhde dhe ulemi në uljen e fundit për të lexuar duatë (Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, Rabbena).
  • Japim selam bashkë me imamin (në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta.)
  • Kështu përfundon falja e farzit të xhumasë.

Si falen 4 rekatet e fundit sunet të xhumasë?

Falen njëlloj si suneti i parë i drekës.

Kliko tek linku për të mësuar lëvizjet bazike kur falet namazi.

Si lexohet SUBHANEKE?

Subhaneke All-llahumme ve bihamdike

ue tebarekesmuke

ue te’ala xhed-duke

ue la ilahe gajruk.

Si lexohet EL – FATIHA?

E’udhubil-lahi Mineshejtani Rraxhim Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Elhamdulil-lahi rabil’alemin,

errahmani rrahim, maliki jeumidin,

ijjake na’abudu ve ijjake neste’in,

ihdines-siratal mustekim,

siratal-ledhine, en’amte ‘alejhim gajril magdubi alejhim ue led-dalin. (Amin)

Si lexohen suret e shkurta në namaz?

Surja EL – KEUTHER

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Inna e a’tajna kel keuther,

fe sal-li li rabbike uenhar,

inne shanieke huuel ebter.

Surja EL – IHLAS

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Kul huvall-llahu ehad,

All-llahu samed,

lem jelid ve lem juled

ve lem jekul-lehu kufuven ehad.

Si bëhen lutjet e uljes?

ETTEHIJ-JATU

Et’tehijatu lil-lahi ues-salauatu ue tajjibatu es-selamu alejke ejjuhen nebiju ue rahmetullahi ue beraketuhu

Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin

esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluh.

SALAVATET

All-llahumme sal-li’ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed

kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.

All-llahumme barik ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed

kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.

DUATË (Lutjet)

All-llahumme rabena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahirati haseneten ve kina’adhaben-nar

All-llahumme rabenagfirli ue li ualidejje ue lil mu’minine jeume jekumul hisab.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame