Thursday 14-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

KMSH hap fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë!

admin
  • Krijuar : 26-05-22
  • / 2569 Lexime

"Dhuroni, që të duheni" me këto fjalë i dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s) këshillon besimtarët, që ti afrohen Zotit duke e dashur njëri-tjetrin në ndihmë të ndërsjelltë.

Periudha Maj-Qershor në traditën e Komunitetit Myslyman Shqiptar është çelja e fushatës për dhurimin e gjakut ndaj fëmijeve talasemikë.

Është një kategori që në përditshmërinë e tyre vuajnë nevojën për gjak. Në Shqipëri janë rreth 155 fëmijë talasmikë që marrin trajtim të vazhdueshëm për të pasur një gjendje shëndetësore sa më optimale.

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij aktdhurimi i cili do të zgjasë rreth 1 muaj, luten të paraqiten diten e premte, më 27 Maj, në xhaminë “Et'hem Beu”, menjëherë pas mbarimit të faljes së xhumasë, rreth orës 14:00. Ditë kjo e cila shënon edhe fillimin e kësaj fushate.

Komuniteti Myslyman i Shqipërisë fton qytetarët ti bashkohen kësaj nisme!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame