Thursday 14-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i Kmsh-së merr pjesë në "Forumin e Lirisë Ballkanike”

admin
  • Krijuar : 26-05-22
  • / 1640 Lexime

Kryetari i Kmsh-së H.Bujar Spahiu morri pjesë në "Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.
Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar "

Trafikimi i qenieve njerëzore është një nga plagët të cilat vendi, por edhe rajoni ynë, ka vuajtur më së shumti tre dekadat e fundit.

Të tilla fenomene bëhen më të përballueshme dhe mund të eleminohen kur ka një koordinim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve shoqërorë dhe institucionalë në secilin vend dhe midis vendeve së bashku.

E lusim Zotin që asnjë qenie njerëzore të mos sprovohet me të tilla fatkeqësi të cilat cënojnë rëndë dinjitetin e njeriut dhe lënë plagë të mëdha në shoqëritë ku ndodhin."

Në këtë Forum kanë marrë pjesë dhe personalitete të larta nga Ballkani dhe Republika e Shqipërisë si Presidenti i Rep. së Shqipërisë-Ilir Meta, Presidentja e Rep. së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, ambasadorja e ShBA-ve- Yuri Kim, përfaqësues të Komuniteteve fetare dhe përfaqësues nga ambasadat dhe shoqëritë civile.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame