Thursday 14-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Haxhi 2022: Çmimet për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni…

admin
  • Krijuar : 03-06-22
  • / 2483 Lexime

Institucionet e rajonit të Ballkanit që janë kompetente për organizimin e kryerjes së kushtit të pestë të Islamit, Haxhit, tashmë kanë filluar përgatitjet, ndërsa regjistrimet e haxhinjve janë duke vazhduar edhe më tej. Nisja e besimtarëve muslimanë për në haxh nga rajoni do të bëhet gjatë këtij muaji.

Shumën më të lartë për shkuarjen në haxh do ta paguajnë besimtarët nga Kosova (5.700 euro) dhe Maqedonia (5.700 euro), ndërsa besimtarët nga Shqipëria do të paguajnë çmimin më të ulët prej 4.900 euro.

 Maqedonia me një rritje të çmimit prej rreth 1600 euro

Nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë (BFI) bëjnë të ditur se për shkuarjen në haxh sivjet haxhinjtë e vendit do të paguajnë nga 5.700 euro, çmim i cili vitin e kaluar ishte 4100 euro, që do të thotë se kryerja e haxhit këtë vit do të jetë rreth 1600 euro më i shtrenjtë se haxhin e kaluar.

 Kosova me një rritje të çmimit prej 900 euro

Nga Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) njoftojnë se çmimi për këtë vit për haxhinj është 5.700 euro. Ky çmim ka dallim prej viteve të kaluara, duke shënuar rritje prej 900 eurosh në krahasim me haxhin e kaluar, kur çmimi ishte4.800 euro.

Shqipëria me çmimin më të ulët në rajon

Sipas të dhënave të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, tarifa për Haxhin për vitin 2022 është 4.900 euro. Ndërsa çmimi në total për kryerjen e Haxhit për besimtarët muslimanë nga Shqipëria për vitin 2019 ishte 3.700 euro, që do të thotë se këtë vit haxhinjtë do të paguajnë 1200 euro më shumë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame