Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

UMAD viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

admin
  • Krijuar : 10-06-22
  • / 4515 Lexime

Një delegacioni i Shoqatës Ndërkombëtare të Ulemave Mysliman (UMAD) nga Turqia, i kryesuar nga prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi, vizituan selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritën nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Nga ana e tij, kryetari i i shoqatës "UMAD", prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe tha se ndjehet i kënaqur që sot gjendet për vizitë në Kosovë. Ai më pas e njohu Myftiun Tërnava mbi misionin dhe visionin Shoqatës Ndërkombëtare e Ulemave Mysliman "UMAD". Ai u shpreh i impresionuar me të arriturat e BIK-ut, jetën fetare dhe kulturore në Kosovës. Ai tha se ne nuk kemi ndarje të kufijve shpirtëror edhe pse kemi ndarje gjeografike, të ndihmohemi në devotshmëri e bamirësi dhe në të mirë të dy popujve.

Më pas u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë dy popujve. Në fund në shenjë mirënjohje u shkëmbyen dhurata.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame