Saturday 21-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës priti në takim studentët kosovarë që morën pjesë në programin rinor

admin
  • Krijuar : 21-06-22
  • / 1955 Lexime

Dje, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim studentët kosovarë që morën pjesë në programin rinor “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”, të mbajtur ne Stamboll dhe Bursa nga 13 deri më 19 qershor 2022, i cili u organizua nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi.

Studentët falënderuan kryeimamin Sahiti dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mundësinë e krijuar për të qenë pjesë e kësaj vizite studimore dhe u shprehën shumë të kënaqur me mirëpritjen dhe organizimin e programit nga zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve.

Gjatë takimit studentët treguan përvojat e tyre përgjatë kësaj vizite dhe shpalosën idetë për projekte të ardhshme. Në këtë vizitë studimore morën pjesë gjithsej 18 studentë kosovarë të profileve të ndryshme.

Pas takimit kryeimami Sahiti bashkë me studentët vizituan punimet e restaurimeve në xhaminë "Alauddin" dhe xhaminë "Pirinaz" në Prishtinë, të cilat po realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame