Sunday 05-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

HANS VEBERI NJË DASHAMIR I ISLAMIT DHE MUSLIMANËVE NË ZVICËR

admin
  • Krijuar : 11-10-22
  • / 3683 Lexime

Të martën më 11.10.2022 Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në Selinë e Rijasetit të BFI një mik të shqiptarëve dhe muslimanëve në Tun të Zvicrës, i cili po krijon një bashkpunim të sinqertë me shqiptarët me Qendrën islame shqiptare në Tun ku imam është H. Azir ef.Aziri nga fah Debresh, bashkunimi me të cilin e ka afruar dhe e ka njoftuar me vlerat e Islami, parimet e saja racionale dhe traditat e bukura të myslimanëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Qëllimi i ardhjes së tij është të njihet me vendin tonë, me shqiptarët e në veçanti të vizitojë edhe BFI e RMV. Me mysafirin nga Zvicra u bisedua gjërë e gjatë për mbresat e tij të thella ndaj Islamit, nevojën e afrimit me njerëzit, xhveshja e paragjykimeve të gabuara dhe tendencioze ndaj Islamit dhe pjestarēve të tij, mbi të vërtetën e Islamit si fe e Zotit, paqës, kulturës, dijes, moralit, etj. Mysafiri i respektuar mbeti i mahnitur me traditat tona burimore, ajo e familjes, afërsisë me njerëzit dhe respektit të tyre ndaj të tjerëve.

Hoxhë Azir Aziri nga Debreshi na njoftoi me sinqeriterin e tij në ndihmēn ndaj muslimanëve, shqiptarëve në Zvicër dhe gjithmonë në situata të ndryshme ka qenë në shërbim të tyre. Ai prezentoi edhe në Manifestimin e Gostivarit " Mirë se erdhe o resulullah", që e arriti në momentet e fundit dhe i la përshtypje të veçantë.

Përndryshe Z. Hans Veber është njē personalitet i besimit të krishter, me një kapacitet tē lartë shkencor e fetar, ekspert i dialogut ndërferar nē Zvicër dhe më gjërë.

Falënderime Z. Azir ef. Azirit për takimin e inicuar, ndërsa musafirit qëndrim të këndshëm në vendin tonē.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame