Sunday 10-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ngjarja që e ka bërë Profetin Muhammed a.s më të lumtur në jetë

admin
  • Krijuar : 08-01-23
  • / 1432 Lexime

Në fenë Islame, personaliteti më i rëndësishëm pas Profetit Muhamed a.s është Ebu Bekri r.a. Ai ishte një shembull unik i sakrificës dhe besnikërisë për kauzën e Islamit. Jeta e tij është e mbushur plot me shembuj të moralit, virtytit dhe të njeriut madhështor.

https://www.youtube.com/watch?v=cpBlILqmS9I
Video nga Profili i Tauland Bica në Youtube.

Në atë kohë të egër, që dielli i profetësisë nuk kishte ndriçuar ende botën tonë, Ebu Bekri r.a ishte një personalitet i ndritshëm. Ai ishte krijuar me një shpirtë të pastër dhe asnjëher në jeten e tij, nuk kishte rënë në mjerimin e të adhuruarit të idhujve edhe pse ky besim sundonte asokohe në atë shoqëri. Atë e donin dhe e respektonin të gjithë. Ishte i pasur, i përkushtuar me tregëti dhe ndihmonte shumë të varfërit.

Për shkak të udhëtimeve tregëtare të shumta në shtete të ndryeshme, ai ishte njohës i mirë i kulturave. Por megjithëatë, ai e ndjente se epoka e tij ishte në një gjendje të plotë kolapsi për sa i përket vlerave njerëzore. Kështu që ishte në pritje të një njeriu që do ti shpëtonte njerëzit nga egërsia që kishin rënë. Në fakt, për njerëzit si Ebu Bekri r.a, që mendonin me kujdes dhe që besonin në fenë e pastër monoteiste të Ibrahimit a.s, kishte mjaft ngjarje paralajmëruese për një dritë udhëzimi dhe e prisnin atë me mallëngjim.

Një ditë Ebu Bekri r.a pa në ëndërr hënën, e cila u shkëput nga qielli, u nda në shumë pjesë dhe pastaj hyri në të gjitha shtëpitë e Mekasve. Më pas ajo u mblodh sërisht dhe hyri në shtëpinë e tij. Ëndrra që ai pa e tronditi shumë. Pasi pyeti disa besimtarë të Ehli-Kitabit që gjendeshin në Meke për komentimin e ëndërrës, ata i thanë se po afrohet ardhja e Profetit të fundit i cili me shumë mundësi do të vijë në Meke dhe se ti mund të jesh nga më të afërmint e tij sa ai të jetë gjallë.

Tashmë në Mekë kishin filluar fjalët për lajmin e ardhjes së Profeti të fundit i cili ishte Muhamedi a.s. Njeriu më i besueshëm dhe më i dashur nga të gjithë Mekkasit. Ky lajm u përforcua edhe me dëshmintë e disa hebrenjëve dhe të krishterëve, që sipas librave të tyrë ishin në pritje të ardhjes së tij. Por, për politestët, idhujtarët, ishte e pamundur që ta përtypnin këtë dhe kundërshtonin me të madhe duke thënë se “A do vijë profetësia tek një person jetim, i cili nuk është askushi”, “ A nuk do të vijë nga zotërinjtë e fiseve tona?”

Ndërkohë, Ebu Bekri r.a ndodhej në Jemen për qëllime tregëtie. Ai nuk ishte i informuar për ngjarjet e fundit në Meke. Sapo u kthye në qytet, të parët e Kurejshëve Ebu Xhehli dhe Utbe ibn Muajt e rrethuan menjëherë. Sepse ata e dinin që ai ishte shoku më i ngushtë i Muhamedit a.s. Në fakt, po të mos ishte Ebu Bekri r.a, me shumë mundësi ata do të ishin përpjekur për ta neutralizuar me kohë Muhamed a.s, por, të qënurit shok i ngushtë i një njeriu me reputacion si Ebu Bekri r.a i kishte pengur disi ata.

Kështu që pa humbur kohë, ata i thanë: “O Ebu Bekr, shoku jot më i ngushtë, Muhamedi, jetimi i Ebu Talibit, pretendon se i ka ardhur Profetësia dhe vazhdimisht diskretiton idhujt tanë!”

Ebu Bekri r.a, me atë qetësinë dhe butësinë e tij dhe me besimin e plotë që kishte tek shoku i tij i fëmijërisë, ia theu atyre të gjitha pritshmëritë duke i thënë pa kurrëfarë hezitimi “Nëse ai ka thënë kështu, atëherë është e vërtetë” SubhanaAllah, çfar besnikërie, çfarë besimi pa kushte tek fjala e mikut të tij.

Nuk priti më shumë dhe menjëherë niset drejtë shtëpisë së Muhamedit a.s sepse dëshironte që realizimin e ëndërrës së tij ta dëgjonte nga vetë goja e shokut të tij më të ngushtë. I emocionur, shkoi pranë tij dhe e pyeti me gëzim të madh nëse është i vërtetë lajmi i profetësisë? Muhamedi a.s, i gëzuar nga ardhja e

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame