Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

KMSH bën thirrje në të gjitha xhamitë e Shqipërisë për ndihmë ndaj Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit.

admin
  • Krijuar : 08-02-23
  • / 1208 Lexime

Sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë thirrje për ndihma ndaj të prekurve të tërmetit në Turqi dhe Siri.
Njoftimi i Plotë nga ana e KMSH-së

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë solidarizohet me fatkeqësinë që ka goditur Sirinë dhe Turqinë.

Në këtë kuadër, sot, nëpërmjet një qarkoreje të brendshme, u është komunikuar të gjitha myftinive të vendit që ditën e premte në çdo xhami të vendit, do t’u bëhet thirrje besimtarëve për të dhënë kontributin e tyre që t’u gjendemi pranë njerëzve të prekur nga tërmeti i 6 shkurtit 2023.

Fryma e besimit na mëson që të jemi pranë njerëzve në rast nevoje. Në suren Maide thuhet: "Ndihmojeni njeri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturin nga të këqijat...", ndërsa Profeti i mëshirës (s.a.s) në një hadith thotë: "Më i miri prej jush është ai që është më i dobishmi për njerëzit".

U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëvë të japin kontributin e tyre sipas mundësive, është koha të sensibilizohemi dhe ti zgjasim dorën e ndihmesës miqve tanë nga Turqia dhe Siria.

Për çdo besimtar dhe qytetar që dëshiron të solidarizohet, mund të kontribuojë edhe nëpërmjet llogarive bankare të mëposhtme:

Banka: Credins Bank

Kodi SWIFT: CDISALTRXXX

Emri i llogarisë: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

ALL

Numri i llogarisë : 00000590581

IBAN: AL53 2121 1360 0000 0000 0059 0581

EURO

Numri i llogarisë : 00001487550

IBAN: AL74 2121 1360 0000 0000 0148 7550

USD

Numri i llogarisë : 00001594620

IBAN: AL23 2121 1009 0000 0000 0159 4620

Në këto momente të vështira, i lutemi Allahut që ti mëshirojë viktimat e këtij tërmeti, tu japë durim të afërmve të tyre dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit!

Allahu jua lehtësoftë dhimbjen!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame