Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i KMSh-së takon sekretarin e Ligës së Botës Islame.

admin
  • Krijuar : 14-03-23
  • / 4714 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë po qëndron në një vizitë në Londër në kuadër të aktviteti të organizuar nga Rabita.
Gjatë këtij qëndrimi në Londër, Spahiu është takuar dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa.
Postimi i plotë i krytarit të Kmsh-së në Facebook

Folëm për bashkëpunimin dypalësh, projektet dhe angazhimet e përbashkëta.

Z. Muhamed bin Abdulkerim shprehu vlerësim të veçantë për rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në përçimin e mezazhit të bukur të Islamit në këtë pjesë të Europës.

Gjatë bisedës më uroi edhe 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për parë mundësinë e një vizite në Shqipëri në këtë kuadër.

Biseda ishte miqësore dhe e hapur."

/botaislame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame