Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

KMSH organizon fushatën “Dhuro një iftar”.

admin
  • Krijuar : 25-03-23
  • / 1289 Lexime

Në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të disatin vit radhazi organizon fushatën “Dhuro një iftar”.

Të ardhurat monetare të grumbulluara do të përkthehen në pako me produkte të ndryshme ushqimore, të cilat do t’u shpërndahen familjeve apo grupeve në nevojë.

Ramazani është koha ku çdo vepër e mirë shkruhet shumëfish tek Zoti i Gjithësisë.

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: "Kush i siguron iftar një agjëruesi, Zoti i jep shpërblimin e agjerimit edhe atij pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi atij të parit".

Allahu na mundësoftë ti shumfishojmë veprat e mira në këtë muaj të Bekuar!

Për të dhuruar, klikoni linkun e bashkëngjitur https://www.kmsh.al/dhuro-nje-iftar/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame