Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Orari i Namazit të Bajramit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

admin
  • Krijuar : 20-04-23
  • / 1759 Lexime

SHQIPËRI-Fitër Bajrami do të falet ditën e nesërme, e premte, 21 prill 2023, në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë.

Maqedoninë e Veriut namazi i Bajramit do të falet në orën 6:25

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e nesërme, e premte, 21 prill 2023, në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:10 - Hapja

06:15 - Lexim Kurani nga Imami i Xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

06:20 - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:30 - Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:40 - Falja e Namazit të Bajramit, prinë faljen Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 - Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Këtë vit selia e KMSH-së do të jetë e hapur për publikun, cilindo besimtar, përfaqësues të besimeve, trupës diplomatike, politikës, shoqërisë civile e çdo qytetari tjetër që ka dëshirë të urojë Bajramin kryetarit Spahiu, është i mirëseardhur për të përcjellë urimet.

Orari i pritjeve

09:00 - 12:00

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e enjte, më 20 prill 2023.

Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të premte, më 21 prill 2023.

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 5.05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:23, të cilit do t'i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër - Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër - Bajramit!

May be a graphic
<

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame