Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shqipëria paragjykohet nga Europa sepse është myslimane

admin
  • Krijuar : 27-04-23
  • / 1144 Lexime

Integrimi, Kroacia: Shqipëria po paragjykohet nga BE

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, mori mbështetjen e plotë të Kroacisë për procesin e anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidenti kroat Zoran Milanoviç qe tejet kritik ku fajësoi BE që po e paragjykon Shqipërinë në këtë proces.

“Nuk dua të gaboj këtu, Shqipëria, teknikisht, në shumicë është një vend i banuar me qytetarë të besimit mysliman dhe jo vetëm. Kjo siç duket, në Evropën Perëndimore është bërë një problem. Nëse nuk do ndihmojmë Shqipërinë që të bëhet sa më parë pjesë e Perëndimit, do vijë dikush tjetër”.

Edhe vetë kreu i shtetit shqiptar ka folur për aktorë të tjerë që duan të pengojnë anëtarësimin e shpejtë të vendit tonë në BE.

Të dy Presidentët ndajnë të njëjtin qëndrim se pavarësia e Kosovës është një realitet dhe se integriteti i këtij shtetit nuk mund të cënohet.

Presidenti Begaj: Të lihen mënjanë retorikat boshe e nacionaliste. Liderët e Ballkanit duhet të sillen jo si politikanë, por si shtetar. Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të vihet në dyshim.

Presidenti Milanoviç: Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Europës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga vendet e BE.

Të dy Presidentët biseduam dhe për bashkëpunimin ekonomik. Milanoviç vuri theksin në domosdoshmërinë e lidhjes përmes infrastrukturës rrugore të Portit të Durrësit me atë të Plloçës për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave.

Nga Tv Klan // bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame