Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

REISUL ULEMA URON NISMË TË MBARË HAXHINJËVE TË SIVJEMË TË BFI E RMV.

admin
  • Krijuar : 16-06-23
  • / 3275 Lexime

Sot më 15.06.2023 filloi shkuarja e haxhinjëve të Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së Veriut për në vendet e shenjta për kryerjen e Kushtit të Pestë islam - Haxhit. Nisja u bë në mënyrën më të mirë dhe më precize.

Sipas programit të Komisionit qëndror të Haxhit 2023 të BFI të parët udhëtojnë haxhinjtë e Myftinisë së Tetovës - aeroplani i parë.

Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehi urime të përzemërta të gjithë haxhinjëve dhe uroj nismën e mbarë të grupit të parë nga Myftinia e Tetovës.

Njiherit shpreh mirënjohje komisionit republikan si dhe komisioneve lokale për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të paraparë për udhëtim të rehatshëm, mirënhohje për pritje dhe menaxhimit nga ana e stafit udhëheqës të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Qeverisë dhe Ministrisë së punëve të brendshme mirënjohje për heqjen e vizave dalëse, që ishte një lehtësim shumë i madhë për BFI e RMV dhe Muftinitë e saja.

Gjithësej nga BFI numri i sivjemë është 2030 haxhinjë dhe do të udhëtojnë në vendet e shenjta me 11 aeroplanë.

Urime dhe Zoti i bekoftë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame