Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kapja në befasi e Izraelit, si ra “muri i hekurt” dhe u mposht Mossad

admin
  • Krijuar : 09-10-23
  • / 2398 Lexime

Sulmi masiv me raketa por edhe me msymjen e trupave tokësore nga kufiri dhe nga deti i Hamas ndaj Izraelit çdo orë që kalon rrit numrin e viktimave nga të dyja krahët.

Disa nga mediet më të mëdha në botë kanë analizuar këtë dështim të mbrojtjes izraelite, dhe sidomos të sistemit mbrojtës anti-raketor që quhej ndryshe si muri i hekurt qiellor.

Goditja dhe neutrailizimi në mënyrë të njëkohshme me dronë të teknologjisë së fundit kullave të vrojtimit në kufi ishte një taktikë që ushtarëve të Hamas iu dha mundësinë që të hynin në brendësi të territorit, por edhe që të lëshoheshin raketat që vërshuan mbi disa qytete izraelite.

Një element që po cilësohet si një faktor në favor të Hamas kanë qenë ditët festive të Yom Kippurit, periudhë në të cilën izraeli është në festë dhe për shumë izraelitë janë ditë pushimesh.

Gjithashtu një tjetër element që CNN evidenton janë edhe protestat masive që kanë shoqëruar Izraelin në muajt e fundit nga opozita kundër qeverisë së kryeministrit Netanjahu.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame